JETA

Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, Këlliçi: Policia na hodhi gaz – nuk provokuam

Kosova.Today ·

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku disa prej protestuesve janë strehuar në selinë e Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, policia i pret jashtë dyerve të godinës. Ndërkohë, deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka deklaruar...

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku disa prej protestuesve janë strehuar në selinë e Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, policia i pret jashtë dyerve të godinës.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka deklaruar për mediat se janë sulmuar me gaz lotsjellës nga policia.

“Ervin Demo ka provokuar demokratët, duke hedhur gaz në selinë e tyre. Këtu mund të shihni dhjetëra bombula gazi, pa pasur asnjë incident. Nuk kishte asnjë provokim. Kishte vetëm një tentativë për të barazuar ngjarjen që ndodhi sot në selinë e PS. Ishte një skenar i Edi Ramës, e kemi paralajmëruar. Ishin vetëm policë që kanë tentuar të dhunonin selinë e PD-së”, tha ndërkohë Belind Këlliçi. /tch/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E pazakontë: I refuzohet pasaporta zvicerane për shkak të një përgjigjeje për skijimin

11.11.2026

Zvicër: Të premten pritet borë deri në 800 metra lartësi, temperaturat do të bien ndjeshëm

13.11.2026

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Gruas turke iu refuzua shtetësia për shkak të një përgjigjeje për sportin, kantoni rrëzon vendimin

11.11.2026