JETA

Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses: Nëse presidenti nuk zgjidhet më 6 tetor, shkohet në zgjedhje

Kosova.Today ·

Gjykata Kushtetuese ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë, në të cilin ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar, ndërsa zgjedhjen e Qeverisë “Kurti 4” e ka vlerësuar në përputhje me Kushtetutën. Në të njëjtin aktgjykim, Gjykata ka përcaktuar...

Gjykata Kushtetuese ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë, në të cilin ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar, ndërsa zgjedhjen e Qeverisë “Kurti 4” e ka vlerësuar në përputhje me Kushtetutën.

Në të njëjtin aktgjykim, Gjykata ka përcaktuar edhe afatin deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Sipas aktgjykimit, Kryesia e Kuvendit në rrethana të caktuara mund të funksionojë edhe pa një nënkryetar nëse kanë kuorum, ndonëse ka bërë thirrje që votohet nënkryetari nga PDK-ja derisa ka theksuar se vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve nëse presidenti nuk zgjidhet më 6 tetor.

Në aktgjykimin e plotë, Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se Kuvendi i Kosovës mund të vazhdojë funksionimin edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në këtë rast PDK-së, ndonëse ka konstatuar se kjo pozitë duhet të plotësohet sa më parë.

Kushtetuesja i është referuar praktikës së saj të mëhershme, veçanërisht rastit të ankesës së Listës Serbe vitin e kaluar, sipas të cilit Kuvendi, në rrethana të caktuara, mund të funksionojë pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë, nëse Kryesia ka kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

Megjithatë, Kushtetuesja ka bërë të qartë se kjo nuk nënkupton se PDK-ja e ka humbur të drejtën për nënkryetarin. Gjykata ka konstatuar se PDK-ja nuk kishte hequr dorë nga kjo e drejtë, por kishte tërhequr përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut deri në vendimin e Gjykatës. Për rrjedhojë, ajo ka vlerësuar se e drejta e grupit të dytë më të madh parlamentar për të propozuar dhe zgjedhur nënkryetarin nuk ishte konsumuar. Kushtetuesja u ka bërë thirrje deputetëve që ta zgjedhin sa më parë nënkryetarin nga radhët e PDK-së. Çitaku u votua për nënkryetare gjatë ditës së djeshme.

Gjykata Kushtetuese sqaron se tejkalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka pasoja juridike, sepse ndikon drejtpërdrejt në rrjedhjen e afateve për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e Qeverisë.

Tutje, Kushtetuesja ka thënë se vendi shkon automatikisht në zgjedhje, brenda 45 ditëve, nëse presidenti nuk zgjidhet më 6 tetor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026