MAQEDONIA

Albi Qamili me mesazh të fortë për të rinjtë: “Tetova ka potencial, të ardhmen duhet ta ndërtojnë në vendlindje”

Kosova.Today ·

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë në forumin e karrierës “NextGen CareerUp 26”, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike (ILPP) në Tetovë, me qëllim afrimin e të rinjve me tregun e punës. Forumi...

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë në forumin e karrierës “NextGen CareerUp 26”, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike (ILPP) në Tetovë, me qëllim afrimin e të rinjve me tregun e punës.

Forumi mblodhi përfaqësues të institucioneve, universiteteve dhe sektorit privat për të diskutuar mundësitë e zhvillimit profesional dhe punësimit të të rinjve.

Qamili theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për iniciativat që krijojnë mundësi konkrete për të rinjtë dhe forcojnë bashkëpunimin mes institucioneve arsimore dhe punëdhënësve.

“Tetova ka të rinj me potencial të jashtëzakonshëm. Ata meritojnë mundësi për ta dëshmuar veten dhe për ta ndërtuar të ardhmen pikërisht këtu”, u shpreh Qamili.

Ai nënvizoi se mbështetja e të rinjve dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e tyre profesional janë thelbësore që ata të shfrytëzojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti i reagon BDI-së: Mos e keqpërdorni Badinterin për ta bllokuar Jurisprudencën në shqip!

13.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Nga diaspora te projektet: Çfarë po përgatit Mexhiti në takimet në Turqi?

14.11.2026

Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është dhuratë, por fitore e demokracisë

13.11.2026