JETA

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Kosova.Today ·

Qeveria e Kosovës ka zotuar mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë mandatit aktual, ndërsa ka bërë të ditur se objektivat për kapacitetet ushtarake, të planifikuara për vitin 2028, pritet të arrihen dy vjet më herët. Sipas njoftimit të...

Qeveria e Kosovës ka zotuar mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë mandatit aktual, ndërsa ka bërë të ditur se objektivat për kapacitetet ushtarake, të planifikuara për vitin 2028, pritet të arrihen dy vjet më herët.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë mandatit të kaluar buxheti i ushtrisë është trefishuar, ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë rekrutuar 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, duke rritur më shumë se dyfish numrin e pjesëtarëve.

Qeveria ka bërë të ditur se një gjeneratë tjetër do të nisë trajnimin gjatë këtij viti, me ç’rast synohet përshpejtimi i realizimit të objektivave strategjike të FSK-së.

Në njoftim thuhet se janë realizuar blerje të armatimit në vlerë mbi 430 milionë euro. Mbështetja ajrore, sipas Qeverisë, përfshin dronët Bayraktar dhe SkyDagger, ndërsa nga toka FSK-ja disponon mbi 40 lloje të armatimit të rëndë dhe të lehtë.

“Ushtria jonë është duke u kompletuar çdo ditë e më shumë, e për këtë ne jemi shumë të vendosur. Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut e ushtria jonë pjesë e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Niveli i ujit në Cyrih mbetet shqetësues, thatësira vazhdon të ndikojë në liqene dhe lumenj

11.11.2026

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Valisi, kantoni i Zvicrës ku dërgohen pakot më të mëdha dhe më të rënda

12.11.2026