SHQIPERIA

“Qytetarët duhet të bëjnë durim”, Rama reagon sërish për protestën: Jam gati për dialog me këdo përveç dhunuesve

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish lidhur me protestën që po zhvillohet prej 7 ditësh në Tiranë. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Rama rithekson se është gati për dialog me këdo ‘përveçse ‘dhunuesve dhe partive politike që nuk...

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish lidhur me protestën që po zhvillohet prej 7 ditësh në Tiranë.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Rama rithekson se është gati për dialog me këdo ‘përveçse ‘dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna’.

“Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.

Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.

Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.

Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.

Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, shkruan Rama në Facebook.

The post “Qytetarët duhet të bëjnë durim”, Rama reagon sërish për protestën: Jam gati për dialog me këdo përveç dhunuesve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tjetërsimi i pronës, gjykata cakton masën “Arrest me burg” për drejtorin e spitalit të Fierit, 2 zyrtarëve të Kadastrës dhe noteres

13.11.2026

Punime në aksin sheshi Shqiponja-Limuth, nisin devijimet e trafikut

13.11.2026

Pandeli Majko trondit PS: Janë 1 mijë orë video, jepni dorëheqjen!

15.11.2026

Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë

14.11.2026