MAQEDONIA

Qytetarët e Maqedonisë deri në fund të vitit do të kenë dy fundjava të zgjatura

Kosova.Today ·

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit do të kenë edhe disa ditë jo pune, ndërsa tetori sjell gjithashtu mundësinë për dy fundjava të zgjatura. Dita e Kryengritjes Popullore – 11 tetori, bie të dielën këtë vit. ndërsa sipas...

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit do të kenë edhe disa ditë jo pune, ndërsa tetori sjell gjithashtu mundësinë për dy fundjava të zgjatura.

Dita e Kryengritjes Popullore – 11 tetori, bie të dielën këtë vit. ndërsa sipas rregullave për festat, dita pasardhëse, e hëna, 12 tetor, do të jetë ditë jo pune, gjë që do t’u japë qytetarëve një fundjavë të zgjatur.

Vetëm njëmbëdhjetë ditë më vonë, vjen një tjetër mundësi për një festë tre-ditore. Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase – 23 tetori, bie të premten këtë vit.

Kjo do të thotë që fundjava nga 23 deri më 25 tetor do të zgjatet për të gjithë qytetarët.Deri në fund të vitit 2026, 8 dhjetori, e marta, është gjithashtu një ditë jo pune për të gjithë qytetarët, kur festohet festa “Shën Klementi i Ohrit”.

Për qytetarët e besimit katolik, 1 nëntori – Dita e Gjithë Shenjtorëve, e cila bie të dielën këtë vit, si dhe 25 dhjetori, e premtja – dita e parë e Krishtlindjeve, janë gjithashtu ditë jo pune.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

15.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

VLEN: “Kopili” e ka babën politik në Zajaz!

15.11.2026

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026