JETA

Raportohet se Kurti e Abdixhiku takohen në ora 18:00

Kosova.Today ·

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, raportohet pritet të takohet me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun në ora 18:00, lidhur me çështjen e Presidentit. Lëvizja Vetëvendosje i ka emrat për President. Kështu...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, raportohet pritet të takohet me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun në ora 18:00, lidhur me çështjen e Presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje i ka emrat për President. Kështu të paktën ka deklaruar nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili nuk i tregoi se cilët janë emrat që ata do t’i propozojnë.

Kurti dhe Abdixhiku për çështjen e Presidentit u takuan për herë të fundit më 18 gusht.

Ata thanë se kanë diskutuar për profilin e Presidentit dhe se janë dakorduar që në takimin e ardhshëm të propozojnë emra konkretë.

Ndërkohë, Kuvendi po vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndonëse afati kushtetues ka kaluar që nga 7 gushti.

Vetëvendosja i ka votat për konstituimin e Kuvendit, por kanë thënë se duhet marrëveshje për Presidentin.

Nga ana tjetër, opozita, posaçërisht Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, e kanë akuzuar VV-në për “cenim të rendit kushtetues”.

Pikërisht për shkak të moszgjedhjes së Presidentit, Kosova kishte shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme më 7 qershor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

15.11.2026

Subvencionet për sigurimin shëndetësor, dallime të mëdha mes kantoneve të Zvicrës

15.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026