JETA

180 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK: Vaksinimi, masa më efikase për shëndetin e fëmijëve

Kosova.Today ·

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se janë konfirmuar 180 raste me fruth, prej të cilave 8 raste janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit. Vihet në dukje se mbi 95% e këtyre rasteve me fruth të regjistruar...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se janë konfirmuar 180 raste me fruth, prej të cilave 8 raste janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit. Vihet në dukje se mbi 95% e këtyre rasteve me fruth të regjistruar në periudhën 16 prill – 27 shtator 2026 janë të pavaksinuar me vaksinën MMR.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme, më e sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit.

“Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftim.

IKShPK vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit. Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit.

“Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur!”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Të premten pritet borë deri në 800 metra lartësi, temperaturat do të bien ndjeshëm

13.11.2026

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026