JETA

PDK reagon para seancës për Ligjin e Speciales: Për UÇK-në, çlirimtarët e drejtësinë

Kosova.Today ·

Para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës. Përmes një postimi...

Para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDK ka përcjellë një mesazh të shkurtër lidhur me zhvillimet në Kuvend, duke shkruar: “Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!”.

Reagimi i PDK-së vjen në kohën kur deputetët po shqyrtojnë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji i propozuar nga PDK-ja synon, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, bartjen në Kosovë të rasteve që konsiderohen jashtë këtij juridiksioni, mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026