SHQIPERIA

Rama reagon pasi studentët s’duan dialog por dorëheqjen e tij (VIDEO)

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe intelektualë që iu bashkuan protestës kundër qeverisë, duke përsëritur se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me këdo që dëshiron dialog. Në një video të publikuar...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe intelektualë që iu bashkuan protestës kundër qeverisë, duke përsëritur se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me këdo që dëshiron dialog.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet nga ambientet e brendshme të Kryeministrisë, Rama ka sjellë në vëmendje thirrjet e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e tij dhe kundërshtonin dialogun me qeverinë.

“Dorëheqje! Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi! Nuk duam dialog! Këto janë thirrjet e pedagogëve dhe intelektualëve të mbledhur këtu poshtë”, shprehet Rama në video.

Rama përsëriti kërkesën se mbetet i hapur për bisedime me protestuesit dhe çdo grup që dëshiron të ulet në tryezën e dialogut, në një kohë kur protestat studentore dhe kundërshtimi ndaj qeverisë vijojnë në kryeqytet.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14.11.2026

Plagosën rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij

14.11.2026

Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier

13.11.2026