JETA

Rekord në Francë: Shoferi zviceran kapet duke vozitur me 312 km/h

Kosova.Today ·

Një shofer zviceran është kapur duke drejtuar një Porsche 911 me shpejtësi prej 312 km/h në autostradën A40, në departamentin francez Haute-Savoie, transmeton albinfo.ch. Pas zbritjes së tolerancës së matjes, autoritetet e kanë konsideruar...

Një shofer zviceran është kapur duke drejtuar një Porsche 911 me shpejtësi prej 312 km/h në autostradën A40, në departamentin francez Haute-Savoie, transmeton albinfo.ch.

Pas zbritjes së tolerancës së matjes, autoritetet e kanë konsideruar shpejtësinë 300 km/h, rreth 170 km/h mbi kufirin e lejuar në atë pjesë të autostradës. Sipas xhandarmërisë franceze, bëhet fjalë për shpejtësinë më të lartë të regjistruar ndonjëherë në këtë autostradë.

Policia e ndaloi shoferin pak më vonë. Atij iu konfiskua patenta dhe automjeti, ndërsa u detyrua të paguante një garanci prej 1,500 eurosh. Rasti pritet të shqyrtohet nga Gjykata në Bonneville.

Me 312 km/h, automjeti përshkonte gati 87 metra në sekondë. /Albinfo.ch

The post Rekord në Francë: Shoferi zviceran kapet duke vozitur me 312 km/h appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026