MAQEDONIA

Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, Mexhiti: Vazhdojmë…

Kosova.Today ·

Në lagjen Sahat Kulla në Çair ka nisur asfaltimi i një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej rreth 850 metra katrorë. Përmes një postimi, kreu i Çairit, Izet Mexhiti, bëri të ditur se punimet janë pjesë e aktiviteteve për përmirësimin...

Në lagjen Sahat Kulla në Çair ka nisur asfaltimi i një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej rreth 850 metra katrorë.

Përmes një postimi, kreu i Çairit, Izet Mexhiti, bëri të ditur se punimet janë pjesë e aktiviteteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të qytetit.

Sipas Mexhitit, objektet në këtë zonë tashmë janë të lidhura me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa paralelisht po bëhet edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër.

“Sot ishim në lagjen Sahat Kulla, ku pamë nga afër asfaltimin e një pjese të rrugës ‘Remzi Hoxha’, me sipërfaqe prej 850 m²”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka paralajmëruar se pas përfundimit të punimeve në këtë rrugë, do të vazhdohet me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagje.

“Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, përfundon Mexhiti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë

14.11.2026

Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

14.11.2026

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë nga NATO?

15.11.2026