KOSOVA

E rëndë në Dukagjin: Dy të vr’arët janë babë e bir – një tjetër i plagosur

Kosova.Today ·

Një vrasje e dyfishtë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku dy persona, babë e bir, kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur. Policia e Shkodrës është njoftuar për rastin përmes një telefonate dhe në zonë...

Një vrasje e dyfishtë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku dy persona, babë e bir, kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur.

Policia e Shkodrës është njoftuar për rastin përmes një telefonate dhe në zonë janë nisur grupet e emergjencës për të verifikuar informacionin dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, ndërsa zona ndodhet disa orë larg qytetit të Shkodrës.

Në disa pjesë të Dukagjinit mungon edhe sinjali telefonik, duke e bërë më të komplikuar komunikimin dhe ndërhyrjen e shërbimeve.

Pritet që autoritetet të japin një njoftim zyrtar në vijim, ku të sqarohen rrethanat e ngjarjes, identitetet e personave të përfshirë dhe gjendja e të plagosurit

“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P”.

“Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, ka njoftuar policia./A2Cnn


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026