JETA

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Kosova.Today ·

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke shprehur një mesazh të shkurtër përmes rrjeteve sociale, transmeton albinfo.ch Artistja ka shpërndarë një video me pamje nga...

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke shprehur një mesazh të shkurtër përmes rrjeteve sociale, transmeton albinfo.ch

Artistja ka shpërndarë një video me pamje nga protestat, të cilën e ka shoqëruar me fjalët: “Të rinjtë janë e ardhmja”.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur studentë dhe qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, ndërsa pamjet nga protestat kanë marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale.

Protestat, të cilat fillimisht u përqendruan te kërkesat për përmirësimin e kushteve në universitete, mbështetjen për studentët dhe krijimin e më shumë mundësive për punësim, janë zgjeruar edhe në kundërshtim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë ditëve të fundit, situata është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, si dhe me raportime për përdorimin e gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave prej gome.

Përmes mesazhit të saj, Bebe Rexha ka vënë në pah rolin e të rinjve në shoqëri dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen, në një periudhë kur protestat në kryeqytetin shqiptar po shoqërohen me kërkesa të ndryshme qytetare dhe politike./Albinfo.ch

The post Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Zvicër: 18-vjeçari përplaset me Tesla në dy pemë

11.11.2026

Zvicra lejon ukrainasit me statusin S të vazhdojnë udhëtimet jashtë vendit

11.11.2026