KOSOVA

PDK rikthen Vlora Çitakun si kandidate për nënkryetare të Kuvendit

Kosova.Today ·

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 11:00, për të vijuar seancën konstituive dhe për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij. Partia Demokratike e Kosovës do të propozojë Vlora Çitakun për postin e nënkryetares...

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 11:00, për të vijuar seancën konstituive dhe për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.

Partia Demokratike e Kosovës do të propozojë Vlora Çitakun për postin e nënkryetares së Kuvendit, konfirmoi zyra për informim e kësaj partie.

Kandidatura e saj ishte bërë e ditur edhe më herët nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Seanca zhvillohet pas një bllokade të zgjatur, që ka penguar përfundimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.

Rendi i ditës përfshin votimin e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Vlora Çitaku e ka ushtruar këtë detyrë edhe në legjislaturën e kaluar.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026

Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?

14.11.2026

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës (FOTO)

15.11.2026