JETA

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Smrekovnicë

Kosova.Today ·

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të orëve të hershme të mëngjesit në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë. Viktimat janë Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, të moshës 22 dhe 24-vjeçare. Aksidenti i rëndë...

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të orëve të hershme të mëngjesit në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë.

Viktimat janë Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, të moshës 22 dhe 24-vjeçare.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:53, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri.

Të dy të rinjtë janë dërguar për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, është konstatuar vdekja e tyre.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Zvicër: 27.6 për qind e kamionëve të rinj janë elektrikë

16.11.2026

Leonis Iseni shpallet kampion i Zvicrës, mposht në finale David Mbega Bitobon

16.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026