KOSOVA

“Nuk do ta rishkruani historinë”, Musliu akuzon Kurtin për bashkëpunim me Listën Serbe

Kosova.Today ·

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se është në koordinim me Listën Serbe për të mos lejuar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit. Përmes një postimi, Musliu ka thënë se Kurti dhe Lista Serbe...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se është në koordinim me Listën Serbe për të mos lejuar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit.

Përmes një postimi, Musliu ka thënë se Kurti dhe Lista Serbe nuk duan që Kosova të ketë Kuvend të konstituuar para kësaj date.

“Albin Kurti në koordinim të plotë me Listën Serbe nuk duan të kemi Kuvend para datës 16 shtator”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se, pavarësisht zhvillimeve politike, historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet.“E keni të kotë! Nuk do mund ta rishkruani historinë!”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

Musliu ka përmendur disa prej vendeve që, sipas saj, janë pjesë e historisë së luftës dhe sakrificës së shqiptarëve për liri, përfshirë Prekazin, Çirezën, Likoshanin, Likocin, Reçakun, Abrinë, Poklekun, Krushën dhe Mejën.

“Është shkruar me gjakun dhe sakrificën e njerëzve tanë”, ka përfunduar Musliu.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

13.11.2026

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026

Kosova nuk është koletaral i Hagës!

15.11.2026