JETA

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Leukerbad: Vdesin të tre personat në bord

Kosova.Today ·

Një aeroplan i vogël u rrëzua të martën në rajonin Fluhalp pranë Leukerbad, kantoni Valis, sipas policisë kantonale të Valisit. Të tre personat në bord humbën jetën. Avioni me një motor të vetëm ishte ngritur nga Lugano, Kantoni Ticiono dhe...

Një aeroplan i vogël u rrëzua të martën në rajonin Fluhalp pranë Leukerbad, kantoni Valis, sipas policisë kantonale të Valisit. Të tre personat në bord humbën jetën.

Avioni me një motor të vetëm ishte ngritur nga Lugano, Kantoni Ticiono dhe kishte bërë një ndalesë në Sion, Kantoni Valis, shkruan srf.ch. Më pas vazhdoi fluturimin e tij drejt Buochs, Kantoni Nidwalden.

Pak pas orës 16:00, ai u përplas me shpatin verior të malit në zonën Fluhalp për arsye që janë ende të paqarta.

Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë së Transportit (STSB) ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

(Foto: Ilustrim)

The post Rrëzohet një aeroplan i vogël në Leukerbad: Vdesin të tre personat në bord appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Valisi, kantoni i Zvicrës ku dërgohen pakot më të mëdha dhe më të rënda

12.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026