JETA

Rriten pensionet AHV/AVS nga janari 2027

Kosova.Today ·

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm prek pensionistët në Zvicër. Pensionet e shtyllës së parë AHV/AVS do të rriten me 1.59 për qind nga 1 janari 2027, si përshtatje ndaj zhvillimit të çmimeve të konsumit. Me ndryshimin e ri, pensioni minimal...

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm prek pensionistët në Zvicër. Pensionet e shtyllës së parë AHV/AVS do të rriten me 1.59 për qind nga 1 janari 2027, si përshtatje ndaj zhvillimit të çmimeve të konsumit.

Me ndryshimin e ri, pensioni minimal mujor do të rritet nga 1,260 në 1,280 franga, që nënkupton 20 franga më shumë në muaj, transmeton albinfo.ch.

Në të njëjtën kohë, pensioni maksimal do të kalojë nga 2,520 në 2,560 franga në muaj, pra një rritje prej 40 frangash.

Rritja është bërë e ditur nga Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

The post Rriten pensionet AHV/AVS nga janari 2027 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

12.11.2026

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026