BOTA

Rutte: Rusia po na teston në mbarë Evropën përmes sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore

Kosova.Today ·

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot se Rusia po “na teston në të gjithë Evropën” përmes shkeljeve të hapësirës ajrore, zjarrvënies, sabotimit dhe veprimeve të tjera armiqësore, por theksoi se Moska po dështon në frikësimin...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot se Rusia po “na teston në të gjithë Evropën” përmes shkeljeve të hapësirës ajrore, zjarrvënies, sabotimit dhe veprimeve të tjera armiqësore, por theksoi se Moska po dështon në frikësimin e aleancës, transmeton Anadolu.

“Ne e shohim Rusinë duke na testuar në të gjithë Evropën, shkelje të hapësirës ajrore, zjarrvënies, sabotimit”, tha Rutte në një konferencë të përbashkët për mediat me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin holandez Rob Jetten në Munster të Gjermanisë.

“Ndërsa nuk shohim ndonjë sulm të afërt ushtarak kundër NATO-s, duhet të jemi të përgatitur që fushata e veprimeve armiqësore e Rusisë kundër aleatëve të vazhdojë. Ne të gjithë duhet të mbetemi vigjilentë. Ne të gjithë duhet të mbetemi të vëmendshëm”, tha ai.

Rutte akuzoi Kremlinin se po kërkon të përçajë aleatët e NATO-s dhe t’i bëjë presion atyre që të zvogëlojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën. “Mesazhi ynë është i qartë: qëndroni të qetë, vazhdoni punën dhe vazhdoni mbështetjen për Ukrainën”, tha ai.

Shefi i NATO-s theksoi se aleanca ka aftësitë për të mbrojtur “çdo centimetër të territorit aleat” dhe mbetet e përgatitur për t’iu përgjigjur kërcënimeve. Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Rutte tha se presidenti rus Vladimir Putin po paguan “çmim të madh” për konfliktin.

“Putini po dërgon dhjetëra e mijëra rusë të rinj drejt vdekjes çdo muaj dhe për asgjë. Ai po dështon në fushën e betejës dhe po dështon të na frikësojë”, tha ai.

The post Rutte: Rusia po na teston në mbarë Evropën përmes sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Frika nga Irani alarmon SHBA-të, evakuohen avionët ushtarakë nga baza e dytë në Britani

10.11.2026

Izraeli drejt izolimit total, BE-ja mund t’i mbyllë ‘derën’ Tel Avivit

13.11.2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani, këto profesione mund të zhduken

13.11.2026

Zvicra dekoron tre shqiptarët! Shpëtuan një grua nga vdekja, ushtria i nderon si heronj

10.11.2026