MAQEDONIA

SHASIVARI: PARTNERITETE TË FORTA, INSTITUCIONE TË FORTA-STANDARDET EVROPIANE JANË DREJTIMI YNË

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me drejtorin e Fondacionit „Konrad Adenauer“ në Shkup, Daniel Braun, ku u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave në drejtësi. Në...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me drejtorin e Fondacionit „Konrad Adenauer“ në Shkup, Daniel Braun, ku u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave në drejtësi.
Në fokus të takimit ishin avancimi i sistemit të drejtësisë, forcimi i kapaciteteve institucionale, si dhe shkëmbimi i përvojave, ekspertizës dhe praktikave të mira evropiane.
„Reforma e drejtësisë nuk është vetëm obligim ligjor, por proces i ndërtimit të institucioneve në të cilat qytetarët kanë besim. Prandaj na nevojiten partneritete të fuqishme institucionale, ekspertizë dhe standarde evropiane që do t’i shndërrojmë në rezultate konkrete“, theksoi ministri Shasivari.
Ai theksoi se bashkëpunimi i ndërsjellë është i rëndësishëm për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë.
„Perspektiva evropiane ndërtohet me punë, reforma dhe rezultate të matshme. Do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që forcojnë sundimin e ligjit dhe i afrojnë institucionet tona me standardet evropiane“, porositi Shasivari.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë proceset reformuese përmes dialogut institucional, ekspertizës profesionale dhe shkëmbimit të përvojave evropiane, me synim ndërtimin e një sistemi drejtësie modern, profesional, efikas dhe të orientuar drejt besimit të qytetarëve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026

Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit

14.11.2026

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë

14.11.2026