JETA

Pas shiut, disa kantone zbusin ndalimin e zjarrit

Kosova.Today ·

Për shkak të shirave të fundit që ranë në Zvicër, disa kantone kanë lehtësuar ndalimet e tyre të zjarrit që ishin vendopsur më heret, në kushtet  e thatësisë së madhe. Kështu, në kantonet Zug, Thurgau dhe Appenzell Ausserrhoden, nuk ka më një...

Për shkak të shirave të fundit që ranë në Zvicër, disa kantone kanë lehtësuar ndalimet e tyre të zjarrit që ishin vendopsur më heret, në kushtet  e thatësisë së madhe. Kështu, në kantonet Zug, Thurgau dhe Appenzell Ausserrhoden, nuk ka më një ndalim absolut të zjarrit.

Megjithatë, ndezja e zjarreve në ose pranë pyjeve mbetet e ndaluar pothuajse kudo, njoftuan kantonet në fjalë.

Në kantonin e Bernës, ndalimi është lehtësuar vetëm në rajone të caktuara administrative.

Masat janë hequr plotësisht në kantonin e Ticinos – atje nuk ka më asnjë ndalim për ndezjen e zjarrit.

Megjithatë, sipas qeverisë federale, rreziku i zjarreve në pyje mbetet i lartë në shumë kantone.

The post Pas shiut, disa kantone zbusin ndalimin e zjarrit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026