JETA

Edi Rama shkruan për Hagën në ditën e Marshit: Farsa është në ditët e fundit, Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova

Kosova.Today ·

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar sot për Gjykatën Speciale, në ditën kur do të mbahet “Marshi i Lirisë” në Prishtinë. Rama ka thënë se farsa e gjykimit në Hagë është në ditët e fundit dhe se mund të pritet gjithçka nga autorët...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar sot për Gjykatën Speciale, në ditën kur do të mbahet “Marshi i Lirisë” në Prishtinë.

Rama ka thënë se farsa e gjykimit në Hagë është në ditët e fundit dhe se mund të pritet gjithçka nga autorët e saj.

Kreu i qeverisë shqiptare megjithatë thotë se asksush s’do të mund t’ua marrë lirinë, duke cituar Hashim Thaçin.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Për Kosovën Republikë” i Enver Dugollit promovohet mes studentëve në ETH Zürich

15.11.2026

Fshati i fshehur shqiptar në zemër të Italisë: 300 vite larg atdheut, por asnjë fjalë e harruar!

15.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

SP nominon Kujtim Ahmetin për Parlamentin Federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2027

16.11.2026