JETA

Shoqata “Atdheu” në Thun organizon festë për 28 Nëntorin

Kosova.Today ·

Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” në Thun të Zvicrës do të organizojë më 28 nëntor 2026 një mbrëmje festive me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, transmeton albinfo.ch. Aktiviteti synon të bashkojë bashkatdhetarët në një atmosferë...

Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” në Thun të Zvicrës do të organizojë më 28 nëntor 2026 një mbrëmje festive me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, transmeton albinfo.ch.

Aktiviteti synon të bashkojë bashkatdhetarët në një atmosferë festive, duke kremtuar 28 Nëntorin dhe duke promovuar kulturën, traditat dhe identitetin kombëtar shqiptar në diasporë.

Mbrëmja do të mbahet në sallën “Bärensaal”, në adresën Frutigenstrasse 68d, 3604 Thun, duke filluar nga ora 18:30. Programi do të përfshijë valle tradicionale shqiptare nga anëtarët e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Atdheu”, ndërsa për atmosferën muzikore do të kujdeset këngëtari Atdhe Rexhepi.

Hyrja në këtë aktivitet do të kushtojë 10 franga zvicerane, ndërsa fëmijët deri në moshën 15-vjeçare do të kenë hyrje falas.

Përmes organizimit të festave kombëtare dhe angazhimit vullnetar, shoqata “Atdheu” synon të ruajë dhe përcjellë ndër breza gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve të komunitetit shqiptar në Zvicër me atdheun.

Organizatorët i ftojnë të gjithë bashkatdhetarët që t’i bashkohen festës së 28 Nëntorit, për të shënuar së bashku këtë datë të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, nën ngjyrat kuqezi të flamurit./Albinfo.ch

The post Shoqata “Atdheu” në Thun organizon festë për 28 Nëntorin appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Zvicër: Propozohet paga minimale prej 5 mijë frangash për punëtorët me shkollim profesional

11.11.2026