SHQIPERIA

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

Kosova.Today ·

Në një kohë kur emergjencat dhe fatkeqësitë e ndryshme vënë në provë kapacitetet e ndërhyrjes, ekipet e kërkim-shpëtimit po synojnë të rrisin gatishmërinë dhe aftësitë për të përballuar situatat kritike. Në këtë kuadër, ekipet e Shqipërisë...

Në një kohë kur emergjencat dhe fatkeqësitë e ndryshme vënë në provë kapacitetet e ndërhyrjes, ekipet e kërkim-shpëtimit po synojnë të rrisin gatishmërinë dhe aftësitë për të përballuar situatat kritike. Në këtë kuadër, ekipet e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan një stërvitje të përbashkët në zonën e Krrabës.

Në fokus ishte kërkim-shpëtimi me litar dhe shkëmbimi i përvojave mes dy shërbimeve. Ky është trajnimi i dytë mes dy shoqatave, pas atij të zhvilluar një muaj më parë në Kosovë, por i pari që organizohet në territorin shqiptar.

“Jemi në stërvitjen e dytë të radhës mes shoqatave të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky trajnim synon bashkimin e njohurive në kërkim-shpëtimin me litar. Shumë shpejt do të vijojmë me trajnimet e radhës, të cilat do t’i zhvillojmë së bashku”, tha Mentor Maloku, kryetar i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës

Stërvitja në Shqipëri zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy shoqatave, e cila parashikon trajnime të përbashkëta dhe rritjen e kapaciteteve për ndërhyrje në situata emergjente.

“Në bazë të marrëveshjes që kemi me Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, kjo është stërvitja e parë që zhvillohet në Shqipëri. Ajo vjen pas stërvitjes së parë të zhvilluar në Kosovë dhe e pamë të arsyeshme të organizonim një të tillë edhe në Shqipëri. Besoj se këto lloj shërbimesh janë shumë të nevojshme”, tha Blerim Çeka, zëvendëskryetar i Kërkim-Shpëtimit Malor Shqiptar.

Kërkim-Shpëtimi Malor Shqiptar është krijuar rreth tre vite më parë dhe aktualisht ka tetë grupe, me shtrirje në pothuajse të gjitha prefekturat e vendit. Përtej trajnimit, ky bashkëpunim synon të ndërtojë një kapacitet më të madh reagimi në të dy vendet, në mënyrë që në situata kritike, ekipet të jenë të përgatitura për të ndërhyrë në kohë dhe në mënyrë të koordinuar.

The post Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës

07.11.2026

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

09.11.2026

Sherr mes disa të rinjve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar njërin nga personat e përfshirë në konflikt

07.11.2026

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026