SHQIPERIA

Sherr mes disa të rinjve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar njërin nga personat e përfshirë në konflikt

Kosova.Today ·

Një konflikt i çastit mes disa personave ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike mes tyre, mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Njëri prej personave ka pasur edhe një mjet prerës, thikë, gjatë konfliktit...

Një konflikt i çastit mes disa personave ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike mes tyre, mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Njëri prej personave ka pasur edhe një mjet prerës, thikë, gjatë konfliktit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe më pas ka qetësuar konfliktin. Njëri prej personave të përfshirë është larguar me vrap. Për ta ndaluar, policia ka qëlluar edhe me pistoletë në ajër, por ai nuk ka ndaluar.

Ndërkohë, ai është arrestuar nga efektivët disa metra më tutje. Ndërkohë, të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në polici. Bëhet e ditur gjithashtu se, nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

The post Sherr mes disa të rinjve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar njërin nga personat e përfshirë në konflikt appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror

08.11.2026

Zjarr në një lokal në Zvërnec, objekti digjet plotësisht (VIDEO)

08.11.2026

Eksperti Faik Basha: Është e pavërtetë të thuhet se studentët janë në protestë

07.11.2026

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

09.11.2026