KOSOVA

Tre shqiptarë mes viktimave – të tjera detaje pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese të premten në Athinë

Kosova.Today ·

Mediat amerikane raportojnë se katër nga gjashtë viktimat e shpërthimit tragjik të premten në Athinë janë nga Nju Jorku. Dhe madje, po sipas tyre, bëhet fjalë për tre persona me prejardhje shqiptare. Siç theksojnë mediat e huaja, ndër viktimat...

Mediat amerikane raportojnë se katër nga gjashtë viktimat e shpërthimit tragjik të premten në Athinë janë nga Nju Jorku.

Dhe madje, po sipas tyre, bëhet fjalë për tre persona me prejardhje shqiptare.

Siç theksojnë mediat e huaja, ndër viktimat ishin Florida Hoxha dhe Ian Kirkpatrick që ishin martuar në gusht dhe kishin udhëtuar drejt Greqisë, ku vëllai i saj, Florin Hoxha, po i kalonte pushimet me bashkëshorten e tij, Erisa Cani, e cila ishte shtatzënë.

Ngjarja ndodhi të premten në lagjen historike Plaka, pranë Akropolit, ku një ndërtesë u shemb pas një shpërthimi të fuqishëm.

Mediat raportojnë se dy çiftet duhej të dilnin nga apartamenti në orën 11:00 dhe të merrnin një fluturim për në Shtetet e Bashkuara në orën 16:00. Ata ishin në gjumë kur ndodhi shpërthimi, rreth orës 07:30.

Ndërkohë ishte raportuar se dy viktimat e tjera ishin një burrë britanik dhe bashkëshortja e tij greke, të cilët jetonin në katin e sipërm të ndërtesës.

Autoritetet greke dyshojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ndërsa hetimet përfundimtare janë ende në zhvillim.

Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesat përreth dhe dy gra në një objekt fqinj mbetën të plagosura.

Ekipet e shpëtimit punuan për më shumë se një ditë mes rrënojave për të nxjerrë trupat e viktimave.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut

14.11.2026

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim

13.11.2026