MAQEDONIA

Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë: Plumbat godasin një automjet, dy persona të plagosur

Kosova.Today ·

Sot (23.08.2026) në ora 05:45, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „18“ në fshatin Haraçinë janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Zyrtarët policorë nga Departamenti Policor në Haraçinë dhe Njësia për Intervenim pranë SPB Shkup kanë...

Sot (23.08.2026) në ora 05:45, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „18“ në fshatin Haraçinë janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri.

Zyrtarët policorë nga Departamenti Policor në Haraçinë dhe Njësia për Intervenim pranë SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në një automjet të tipit „Skoda“ me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin I.I. (34) dhe Sh.I. (42).

Si pasojë, të dy personat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në institucionin shëndetësor publik „Shën Naum Ohridski“ në Shkup, ku u është dhënë ndihma mjekësore.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

15.11.2026

Admir Shabani: A kishte ndikim Artan Grubi ndaj Ali Ahmetit përmes dokumenteve të ‘Alta Bankës’?

15.11.2026

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026