JETA

Shtetasja zvicerane infektohet me Ebola

Kosova.Today ·

Një shtetase zvicerane është diagnostikuar me Ebola në Nigeri, ku ndodhet në trajtim në një klinikë private në kryeqytetin Abuja. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (EDA) ka konfirmuar se ajo është bashkëshortja e një punonjësi...

Një shtetase zvicerane është diagnostikuar me Ebola në Nigeri, ku ndodhet në trajtim në një klinikë private në kryeqytetin Abuja. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (EDA) ka konfirmuar se ajo është bashkëshortja e një punonjësi të ambasadës zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Sipas autoriteteve zvicerane, diagnoza është konfirmuar më 20 tetor 2026. Gruaja kishte shfaqur simptoma rreth një javë më parë, ndërsa dyshohet se ishte infektuar gjatë një udhëtimi në Ugandë, rreth dy javë më parë.

Bashkëshorti i saj është vendosur në izolim, megjithëse deri më tani nuk ka shfaqur simptoma. Sipas EDA-së, çifti nuk ka udhëtuar drejt Republikës Demokratike të Kongos.

25 punonjësit e tjerë të ambasadës janë mirë

Autoritetet kanë bërë të ditur se 25 punonjësit e tjerë të ambasadës, përfshirë tetë shtetas zviceranë dhe 17 punonjës lokalë, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Nigeri, është vendosur që ata të mos vendosen në izolim.

Ambasada zvicerane në Abuja vazhdon të jetë e hapur dhe ka marrë masa për mbrojtjen e stafit. Ndërkohë, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e riatdhesimit të gruas në Zvicër. /Albinfo.ch

The post Shtetasja zvicerane infektohet me Ebola appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zbulohet pse rrëshqitja masive e shkëmbinjve në Brienz ndodhi disa javë më vonë se parashikimi

11.11.2026

Saimir Shala: “Shqipëria do të bëhet një destinacion 365-ditor”

11.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

12.11.2026