KOSOVA

Shtyhet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve

Kosova.Today ·

Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar as në vazhdimin e 9 shtatorit. Deputetët kanë zgjedhur Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ngërçi tash u krijua te votimi i nënkryetarëve. Vazhdimi i seancës u shty për...

Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar as në vazhdimin e 9 shtatorit. Deputetët kanë zgjedhur Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ngërçi tash u krijua te votimi i nënkryetarëve.

Vazhdimi i seancës u shty për 11 shtator, në orën 11. Pas propozimeve, Haxhiu kërkoi pauzë për t’u konsultuar për mënyrën e votimit, në pako të plotë apo jo. Ndërkaq pas saj, ajo u përplas me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, për mënyrën e propozimit duke i kërkuar ta tërheqë fjalimin. Simiq qe shprehur se propozimin e bën “në emër të popullit serb”.

Haxhiu po ashtu bëri të ditur se as propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike për nënkryetarë, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, nuk kanë mbështetjen për t’u zgjedhur. Detaje për këtë qëndrim dha deputetja Arbërie Nagavci që e lidhi me deklarimet e Çitakut dhe Shalës për të mos marrë pjesë në votimin e presidentit.

Ajo i akuzoi të dy se “po na çojnë drejt zgjedhjeve të reja”. Ndërkaq partitë opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja e kanë akuzuar VV-në për bllokadë të qëllimshme. Përparim Gruda i PDK-së ka thënë se partia e tij ka votë për cilindo nënkryetar, ndërsa Jehona Lushaku e LDK-së mbrojti kandidaturën duke thënë se “përvoja e tij i jep nder Kuvendit”./tv21.tv/

The post Shtyhet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)

15.11.2026

Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?

14.11.2026

Polici gjermani që u martua me shqiptaren e la amanet të varrosej me hoxhë në Gjilan

15.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026