SHQIPERIA

Skënder Hita letër punonjësve të policisë: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, nuk do të jeni vetëm

Kosova.Today ·

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u është drejtuar me një letër zyrtare punonjësve të policisë, duke shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e tij për përballimin e situatave të tensionuara dhe akteve të dhunës gjatë...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u është drejtuar me një letër zyrtare punonjësve të policisë, duke shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e tij për përballimin e situatave të tensionuara dhe akteve të dhunës gjatë shtatë ditëve të fundit të protestave.

Hita ka vlerësuar përkushtimin e efektivëve, ku shprehet se disa prej të cilëve janë lënduar në krye të detyrës, ndërsa u ka bërë thirrje të vijojnë shërbimin me profesionalizëm, qetësi dhe vendosmëri.

Më tej, Hita u ka kërkuat të respektohet ligji dhe dinjiteti i çdo qytetari.

Deklarata e plotë:

Prej shtatë ditësh po përballeni me situata te veshtira, me orë te gjata sherbimi, tension dhe akte te renda dhune. Shumë prej jush janë lënduar në krye të detyres.

Sot dua t’ju shpreh personalisht mirenjohjen, respektin dhe mbeshtetjen time të plote. E di se pas çdo uniforme eshtë nje njeri, një prind, një bashkeshort, një bir apo nje bije, qe dikush e pret me shqetesim ne shtepi.

Asnjë sulm ndaj jush nuk eshte i pranueshem. Asnjë akt dhune nuk mund te justifikohet.

Ju kerkoj te vijoni detyren me profesionalizem, getesi dhe vendosmeri, duke respektuar ne çdo moment ligjin dhe dinjitetin e çdo qytetari.

U uroj sherim te shpejte kolegeve te plagosur dhe ju siguroj se nuk do te jeni vetem ne perballimin e ketyre sfidave.

Jam krenar per çdo punonjes policie qe i sherben vendit me ndershmeri dhe perkushtim.

Qendroni te forte, te bashkuar dhe besnike ndaj misionit tuaj.

The post Skënder Hita letër punonjësve të policisë: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, nuk do të jeni vetëm appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama flet për Ballukun dhe Veliaj në Asamblenë e PS: Raporti me drejtësinë nuk ndryshon, paraburgimi është i padrejtë

14.11.2026

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026

Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

13.11.2026

Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë

13.11.2026