JETA

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Kosova.Today ·

Gjatë natës së sotme, nga e shtuna në të diel, përfundon ora verore dhe nis zbatimi i orës standarde, transmeton albinfo.ch. Në orën 03:00, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, në orën 02:00. Kjo do të thotë se nata do të jetë një orë...

Gjatë natës së sotme, nga e shtuna në të diel, përfundon ora verore dhe nis zbatimi i orës standarde, transmeton albinfo.ch.

Në orën 03:00, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, në orën 02:00. Kjo do të thotë se nata do të jetë një orë më e gjatë.

Shumica e telefonave inteligjentë, kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera të lidhura me internetin do ta përshtatin orën automatikisht. Ndërkaq, orët që nuk e kanë këtë funksion duhet të rregullohen manualisht.

Ndryshimi sezonal i orës vazhdon të zbatohet në vendet evropiane, ndonëse prej vitesh është diskutuar mundësia e heqjes së tij.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian propozoi ndërprerjen e ndryshimit sezonal të orës, ndërsa Parlamenti Evropian e mbështeti propozimin në vitin 2019. Megjithatë, shtetet anëtare nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare nëse duhet të mbahet përgjithmonë ora verore apo ora standarde.

Sipas praktikës aktuale, ora verore fillon të dielën e fundit të marsit, ndërsa përfundon të dielën e fundit të tetorit./Albinfo.ch

The post Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

Gjithnjë e më shumë punëtorë në Zvicër përballen me vështirësi financiare, shqetësime edhe për inteligjencën artificiale

11.11.2026

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026