KOSOVA

Spahiu habit, premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president

Kosova.Today ·

Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili mbrëmë u vetëpropozua për President të vendit, tha se do të ishte “më i suksesshmi”. Spahiu, i ftuar në Kosova Live në T7, ka thënë se nëse bëhet president ai do e sigurojë njohjen nga Serbia dhe nga 5 vendet...

Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili mbrëmë u vetëpropozua për President të vendit, tha se do të ishte “më i suksesshmi”.

Spahiu, i ftuar në Kosova Live në T7, ka thënë se nëse bëhet president ai do e sigurojë njohjen nga Serbia dhe nga 5 vendet e BE’së

‘’Unë e thash, premtimi i parë me marrë njohjen nga Serbia që është kruciale, njohjen nga 5 vendet e BE’së. Për dikë kjo mund të duket e pamundur. Për shkak të eksperiencës time, dijeve të mija, njohjeve që kam me liderët politikë të rajonit pa qenë president, pa qenë kryeministër, merre me mend me qenë president. Unë pa qenë president, kryeministër ose ministër, unë kam arrite që të jem i pranuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, i vendit që nuk e ka njoft Kosovën, që është armiqësor ndaj Kosovës, këtë ka arritur vetëm Fadil Vokrri, në fushën e vetë përkatëse, e ka arritur me fut Kosovën në UEFA dhe FIFA përndryshe, të kish vendos zoti me ia marr shpirtin Fadil Vokrrit nja 10 vjet përpara se ja ka marr, sot Kosova nuk ish kanë as në UEFA as në FIFA’’, ka thënë Spahiu.

https://www.facebook.com/watch/?v=1061471123041831

The post Spahiu habit, premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Marta Kos shpreh keqardhje për këngën serbe në Bruksel: Nuk pasqyron qëndrimet e BE-së

16.11.2026

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026

Polici gjermani që u martua me shqiptaren e la amanet të varrosej me hoxhë në Gjilan

15.11.2026

Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

16.11.2026