SHQIPERIA

Spahiu: PET-scan për herë të parë në sektorin publik, 250 milionë lekë në buxhetin e vitit 2027

Kosova.Today ·

Për herë të parë, ekzaminimi me PET-scan do të financohet në sektorin publik. Projekti është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027, me një fond prej 250 milionë lekësh, ndërsa parashikohet që nga ky shërbim të përfitojnë rreth 2 500...

Për herë të parë, ekzaminimi me PET-scan do të financohet në sektorin publik. Projekti është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027, me një fond prej 250 milionë lekësh, ndërsa parashikohet që nga ky shërbim të përfitojnë rreth 2 500 pacientë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi investimet e planifikuara në sektorin shëndetësor për vitin e ardhshëm.

Sipas ministres, projekti do të realizohet në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Krahas PET-scan, për vitin 2027 është parashikuar edhe pajisja me aparatura të brakiterapisë, e cila, sipas Spahiut, është gati për procedurat e prokurimit.

“Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kemi të parashikuar për 2027-ën edhe pajisjet e brakiterapisë. Është gati për prokurim”, deklaroi ministrja.

Ndërkohë, për Institutin Onkologjik janë parashikuar 2 miliardë lekë, me synimin që aty të marrin shërbim rreth 5 mijë pacientë.

The post Spahiu: PET-scan për herë të parë në sektorin publik, 250 milionë lekë në buxhetin e vitit 2027 appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

Me lëndë narkotike dhe armë me vete, arrestohet në zonën e Liqenit të Çekrezës 42-vjeçari me precedent penal

10.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026

Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi

09.11.2026