JETA

Stacioni qendror i Cyrihut ruan vendin e parë në renditjen evropiane

Kosova.Today ·

Stacioni qendror i Cyrihut ka ruajtur edhe këtë vit vendin e parë në renditjen ndërkombëtare të stacioneve më të mira hekurudhore në Evropë, përcjell albinfo.ch. Sipas European Railway Station Index 2026, të publikuar nga Consumer Choice Center,...

Stacioni qendror i Cyrihut ka ruajtur edhe këtë vit vendin e parë në renditjen ndërkombëtare të stacioneve më të mira hekurudhore në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Sipas European Railway Station Index 2026, të publikuar nga Consumer Choice Center, stacioni i Cyrihut është vlerësuar për besueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve.

Në renditje janë përfshirë 60 nga stacionet hekurudhore më të frekuentuara të Evropës. Autorët e studimit theksojnë se Cyrihu veçohet veçanërisht për kohët e pritjes dhe numrin e ulët të vonesave.

Vetëm 4.06 për qind e udhëtimeve të regjistruara në stacion janë përballur me vonesa, duke e renditur Cyrihun në krye të klasifikimit.

Edhe një stacion tjetër zviceran është pjesë e dhjetëshes së parë. Stacioni i Bernës renditet në vendin e pestë në këtë klasifikim evropian. /Albinfo.ch

The post Stacioni qendror i Cyrihut ruan vendin e parë në renditjen evropiane appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Filmi “DUA”, i propozuar për Oscar, shfaqet para publikut ndërkombëtar në Nju-Jork

14.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Bazeli përplot shqiptarë, mbi 11 mijë banorë e kanë shqipen gjuhë kryesore

15.11.2026