SHQIPERIA

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri–Turqi në Gjirin e Vlorës

Kosova.Today ·

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit. Në këtë stërvitje morën pjesë anija shqiptare “Oriku”...

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit.

Në këtë stërvitje morën pjesë anija shqiptare “Oriku” P-132 dhe grupi i bordingut, si dhe anijet turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep.

Stërvitja kishte si qëllim rritjen e gatishmërisë luftarake dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave detare, si dhe unifikimin e procedurave operacionale për zhvillimin e misioneve të përbashkëta.

Përmes këtyre stërvitjeve synohet forcimi i bashkëpunimit mes forcave aleate dhe rritja e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në kuadër të angazhimeve të NATO-s.

The post Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri–Turqi në Gjirin e Vlorës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

13.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026

Përplasja për strehimin social, opozita: Propagandë elektorale çmimi është tre herë më i lartë, Ibrahimaj: Duam të fusim instrumente të reja

13.11.2026

Muharremi: PS-ja në Tiranë është blinduar, Koçiu dhe Demo figurat më të pëlqyera në bazë

15.11.2026