MAQEDONIA

Një vit në krye të Strugës, Qyra: Kemi punuar me përkushtim, vazhdojmë të bëjmë histori me ndryshime

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka prezantuar bilancin e punës gjatë vitit të parë të mandatit të tij, duke veçuar rezultatet në menaxhimin financiar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore. Qyra bëri të ditur se gjatë...

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka prezantuar bilancin e punës gjatë vitit të parë të mandatit të tij, duke veçuar rezultatet në menaxhimin financiar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore.

Qyra bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe komuna ka shlyer rreth 2.5 milionë euro borxhe të trashëguara, të cilat, sipas tij, kishin qenë edhe objekt i procedurave përmbarimore.

Sa i përket investimeve infrastrukturore, ai theksoi se shumica e projekteve janë drejt përfundimit, me një shkallë të realizimit prej rreth 80 për qind.

Ndër projektet e përmendura janë rruga e Kolektorit, rruga turistike, rruga e Kampit, si dhe ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit për zëvendësimin e gypave të azbestit.

Kryetari i Strugës foli edhe për projektin e kanalizimit në Vranishtë, për të cilin tha se është realizuar në rreth 90 për qind.

“Një vit më parë morëm obligimin nga qytetarët për të bërë atë që kemi premtuar. Mendoj se kemi punuar me përkushtim dhe sot kemi rezultate që qytetarët i kanë pritur. Kemi bërë histori para një viti dhe vazhdojmë ta bëjmë historinë me ndryshime”, u shpreh Qyra.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga 1 dhjetori, kushte më të rrepta për kredi: Bankat ulin limitet e borxhit

09.11.2026

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026

Florian Nesimi: Jeton Shasivari po ndërton profil të respektueshëm publik dhe po fiton njohje ndërkombëtare

10.11.2026

Gjashtë vjet pa ty, miku im, koha kalon, por miqësia, veprat dhe kujtimi për ty mbeten të përjetshme

10.11.2026