SHQIPERIA

Studentja e Mjekësisë: Kuotat i kanë marrë vajza e deputetit dhe djali i ministrit

Kosova.Today ·

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, u ndal edhe te protesta e madhe që pritet të mbahet të shtunën, ndërsa theksoi se një nga arsyet që i nxjerr të rinjtë në protesta është mungesa...

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, u ndal edhe te protesta e madhe që pritet të mbahet të shtunën, ndërsa theksoi se një nga arsyet që i nxjerr të rinjtë në protesta është mungesa e meritokracisë. Ajo solli si shembull rastet kur, sipas saj, mundësitë për të përfituar kuota i kanë pasur fëmijët e deputetëve, të ministrave apo persona të tjerë.

“Presim që nesër në protestë të na bashkohet edhe diaspora, por edhe studentët, qytetarët e thjeshtë dhe nxënësit e shkollave, si dhe studentët që nuk kanë pasur mundësi të na bashkohen gjatë javës. Unë jam duke protestuar sepse dua sigurinë që nesër, kur të dal në tregun e punës, të konkurroj me ndershmëri dhe barazi, pra të ketë meritokraci. Mendoj se nuk ka meritokraci, sepse të gjithë e dimë të vërtetën. Po flas për fushën time: në Shqipëri ka shumë pak kuota dhe, nga ato që kam parë, i ka marrë gjithmonë vajza e deputetit, djali i ministrit, vajza e ministrit apo personi X. Pra, nuk ka pasur meritokraci për studentin apo specializantin që vërtet e ka merituar. Ka pasur studentë ekselentë, me bursa, të cilët janë detyruar të shkojnë jashtë shtetit për t’u specializuar duke u ndarë nga familjet e tyre në Shqipëri”, tha ajo.

The post Studentja e Mjekësisë: Kuotat i kanë marrë vajza e deputetit dhe djali i ministrit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

14.11.2026

Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet

14.11.2026

Plagosën rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij

14.11.2026

Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë

13.11.2026