JETA

Sukses i Kinematografisë së Kosovës në Austri

Kosova.Today ·

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Linz (Linz International Short Film Festival), ku filmi kosovar “From 6 to 5” fitoi çmimin “Best Fiction”, në konkurrencë...

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Linz (Linz International Short Film Festival), ku filmi kosovar “From 6 to 5” fitoi çmimin “Best Fiction”, në konkurrencë me 57 filma të përzgjedhur nga mbi 4,000 aplikime. Filmi, me skenar dhe regji të Erlisë Beqirit, producent dhe drejtor fotografie Ardian Dubova, si dhe me aktorët Astrit Kabashi dhe Eshref Durmishi, shënon një tjetër sukses të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në skenën ndërkombëtare. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Ministër Këshilltari Valon Krasniqi, në emër të Ambasadës, përgëzoi regjisoren dhe ekipin realizues për këtë arritje. Çmimin e pranuan regjisorja Erlisë Beqiri dhe producenti Ardian Dubova. Urime gjithë ekipit për këtë sukses dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në Austri!

The post Sukses i Kinematografisë së Kosovës në Austri appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Niveli i ujit në Cyrih mbetet shqetësues, thatësira vazhdon të ndikojë në liqene dhe lumenj

11.11.2026