JETA

SWISS shtyn deri më 25 nëntor rifillimin e fluturimeve nga Cyrihu drejt Dubait

Kosova.Today ·

Kompania ajrore zvicerane SWISS ka njoftuar se ka shtyrë deri më 25 nëntor 2026 rifillimin e fluturimeve ndërmjet Cyrihut dhe Dubait, për shkak të zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, përcjell albinfo.ch....

Kompania ajrore zvicerane SWISS ka njoftuar se ka shtyrë deri më 25 nëntor 2026 rifillimin e fluturimeve ndërmjet Cyrihut dhe Dubait, për shkak të zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë së vazhdueshme në Lindjen e Mesme, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit të kompanisë, fluturimet në këtë linjë ishte planifikuar të rifillonin më 27 tetor, por situata aktuale e sigurisë ka bërë që ky vendim të rishikohet.

SWISS ka bërë të ditur se pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve do të kontaktohen drejtpërdrejt nga kompania dhe do t’u ofrohen mundësi fleksibile për ndryshimin e rezervimeve ose kthimin e plotë të shumës së paguar për biletat.

Kompania ka shprehur keqardhje për vështirësitë që mund t’u shkaktohen udhëtarëve, duke theksuar se siguria mbetet një nga faktorët kryesorë në marrjen e vendimeve për operimin e fluturimeve.

Sipas SWISS, zhvillimet në Lindjen e Mesme po ndiqen nga afër dhe situata po rivlerësohet vazhdimisht, në varësi të kushteve të sigurisë.

Vendimi prek udhëtarët që kishin planifikuar të fluturonin nga Zvicra drejt Dubait gjatë kësaj periudhe, përfshirë edhe ata që e përdorin këtë destinacion për lidhje me vende të tjera.

Pasagjerët që kanë rezervime në këtë linjë këshillohen të kontrollojnë informacionet e fundit nga kompania ajrore përpara udhëtimit./Albinfo.ch

The post SWISS shtyn deri më 25 nëntor rifillimin e fluturimeve nga Cyrihu drejt Dubait appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Pesë aktorë shqiptarë në filmin më të ndjekur në Danimarkë, “Zemër Luani”

11.11.2026