Pesë aktorë shqiptarë në filmin më të ndjekur në Danimarkë, “Zemër Luani”
Pesë aktorë shqiptarë janë pjesë e filmit danez “Løvehjerte” (Zemër Luani), i cili ka shënuar një sukses të veçantë në kinematë e Danimarkës, duke u renditur si filmi më i ndjekur brenda vetëm dy javësh nga dalja në kinema, transmeton...
Pesë aktorë shqiptarë janë pjesë e filmit danez “Løvehjerte” (Zemër Luani), i cili ka shënuar një sukses të veçantë në kinematë e Danimarkës, duke u renditur si filmi më i ndjekur brenda vetëm dy javësh nga dalja në kinema, transmeton albinfo.ch.
Në këtë produksion, me regji të Nagieb Khaja, interpretojnë Besir Zeciri, Ramadan Huseini, Ermela Dhimitri, Mimoza Murati dhe Bajram Fetai, duke bërë që artistët shqiptarë të jenë pjesë e një prej produksioneve më të suksesshme të momentit në kinematografinë daneze.
Filmi trajton botën e bandave kriminale në Danimarkë, duke sjellë në qendër të rrëfimit historinë e Luanit, një 29-vjeçari të interpretuar nga Besir Zeciri, i cili dëshiron të shkëputet nga jeta kriminale dhe të nisë një kapitull të ri.
Përpjekja e tij për të ndryshuar rrjedhën e jetës merr një kthesë të papritur kur zhduken disa kilogramë drogë, me vlerë miliona euro. Luani bëhet përgjegjës për humbjen dhe gjendet përballë një borxhi të madh ndaj ish-drejtuesit të bandës, Hakiut, rol që interpretohet nga Ramadan Huseini.
I përballur me pasojat e së kaluarës, Luani duhet të vendosë se deri ku është i gatshëm të shkojë për të fituar lirinë dhe për t’u shkëputur përfundimisht nga bota kriminale.
Pjesëmarrja e pesë aktorëve shqiptarë në këtë produksion, i cili ka tërhequr interesim të madh të publikut danez, përbën një tjetër prezencë të artistëve shqiptarë në industrinë ndërkombëtare të filmit./Albinfo.ch
The post Pesë aktorë shqiptarë në filmin më të ndjekur në Danimarkë, “Zemër Luani” appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.