KOSOVA

Tahiri: Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve

Kosova.Today ·

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri është deklaruar para mediave lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Ai tha se në seancën e sotme do të marrin pjesë, ndërsa shtoi se Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve....

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri është deklaruar para mediave lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Ai tha se në seancën e sotme do të marrin pjesë, ndërsa shtoi se Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve.

Pos tjerash, ai tha se Kosova nuk ka kohë dhe energji për të humbur me lojëra e pazare politike.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, ajo që mund të ju them qytetarëve të Kosovës është shumë e thjeshtë, ne jemi në një seancë konstituive me vonesë shumë të madhe, konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultateve, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë justifikim për këtë shtyrje. Kosova nuk ka as kohë e as energji me humb me lojëra e pazare politike. Ajo që mund të ju them është që Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve të Kosovës, por nga ana tjetër ne kemi një qëndrim publik politik”, u shpreh Tahiri.

Po ashtu, deputeti i zgjedhur iu bëri thirrje kolegëve të tij deputetë që të mos e bllokojnë Kosovën./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026