JETA

Rama për takimet Kurti–Abdixhiku: Kërkesa për president neutral është përpjekje për nënshtrimin e LDK-së

Kosova.Today ·

Analisti politik Fidan Rama, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka vlerësuar se takimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohen në rrethana ku, sipas tij, LDK po përballet me kërkesat e kryeministrit në...

Analisti politik Fidan Rama, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka vlerësuar se takimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohen në rrethana ku, sipas tij, LDK po përballet me kërkesat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Rama deklaroi se insistimi i Kurtit që presidenti i ardhshëm të jetë një figurë neutrale përbën një përpjekje për nënshtrimin e LDK-së. Sipas tij, nëse LDK e pranon këtë kusht, atëherë rruga drejt një koalicioni do të hapet dhe çështja do të konsiderohet e mbyllur.

Ai theksoi se, në thelb, zhvillimet e deritanishme tregojnë se vendi mbetet shumë pranë zgjedhjeve të reja, duke argumentuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë qëndrime të ngurta, ndërsa, sipas tij, edhe Albin Kurti nuk heq dorë nga kërkesa për pozitën e presidentit.

Rama shtoi se e cilëson këtë situatë si “nënshtrim”, pasi, sipas tij, Kurti e ka ditur se LDK nuk do të pranonte të hynte në një takim duke u mjaftuar vetëm me pozitën e kryetarit të Kuvendit. Në këtë kontekst, ai e cilësoi të palogjikshme vazhdimin e këtyre takimeve nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Evropë, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Zvicrën

16.11.2026

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026