JETA

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

Kosova.Today ·

“Exil – Zwischen Säntis und Sehnsucht” (Ekzil – mes Säntisit dhe mallëngjimit) është vepra më e re letrare nga poeti dhe tregimtari Isuf Sherifi. Promovimi zyrtar i librit u zhvillua mbrëmë, më 14 nëntor 2026, në hapësirën letrare “Raum...

“Exil – Zwischen Säntis und Sehnsucht” (Ekzil – mes Säntisit dhe mallëngjimit) është vepra më e re letrare nga poeti dhe tregimtari Isuf Sherifi. Promovimi zyrtar i librit u zhvillua mbrëmë, më 14 nëntor 2026, në hapësirën letrare “Raum für Literatur”, në Postën Kryesore të St. Gallenit.

Vepra eksploron emocionet e thella të vendlindjes, mërgimit dhe mallit. Ajo lidh hendekun midis shtëpisë së tij të re zvicerane (e simbolizuar nga mali Säntis në Kantonin St. Gallen) dhe kujtimeve të autorit.

“Një mbrëmje e mbushur me poezi, muzikë, emocione dhe dashamirës të librit! Mirënjohje e thellë për të gjithë ata që kontribuan që nga hapat e parë, që besuan dhe mbështetën librin EXIL, si dhe për publikun e çmuar, i cili me praninë, vëmendjen dhe përkushtimin e tij i dha edhe më shumë shpirt dhe emocion kësaj mbrëmjeje poetike”, ka shkrur veç tjerash autori Sherifi në një postim në fb.

Isuf Sherifi lindi në vitin 1967 në Tetovë, Maqedoni e Veriut dhe tani jeton në Wittenbach pranë St. Gallen. Ai shkruan poezi, prozë dhe ese. Veprat e tij janë botuar në vendlindje e tij dhe në diasporë. Sherifi njihet edhe për aktivitetin e tij kulturor dhe shoqëror në komunitetin shqiptar të St. Gallenit dhe Zvicrës.

Krijimtaria e tij është përkthyer edhe në gjuhën gjermane në veprat si antologjia dygjuhëshe “Pamje përmes dritares së hapur” (2005) dhe përmbledhja e tij e poezive “Die weisse Filzkappe” (2017).

Promovimi i i librit që u bë mbrëmë në St. Gallen, i shoqëruar nga muzikantët Werner Meier dhe Christian Fitze, tërhoqi shumë dashamirës zviceranë e shqiptarë të të letërsisë.

The post St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

12.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026