KOSOVA

Takimi dy orësh me Kurtin, flet Hamza: Ky është kushti i PDK-së

Kosova.Today ·

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se aktualisht nuk ka marrëveshje, ndërsa la të hapur mundësinë që takimet ndërmjet palëve të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. “Kur të kemi marrëveshje, tregoj....

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se aktualisht nuk ka marrëveshje, ndërsa la të hapur mundësinë që takimet ndërmjet palëve të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

“Kur të kemi marrëveshje, tregoj. Është e mundshme që të kemi takime edhe në ditët në vijim”, tha Hamza, shkruan Kp. Hamza tha se në takimin me Kurtin u diskutua për procesin që po zhvillohet në Hagë, aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe nevojën për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale.

“Takimi ka të bëjë me procesin që është duke u zhvilluar në Hagë, me aktgjykimin e gjykatës, me nevojën që ligji i gjykatës të aprovohet në Kuvendin e Republikës, dhe tema e zgjedhjes së presidentit. Për PDK-në e dini që është nevojë aprovimi i ligjit dhe pastaj ne jemi të hapur që të diskutojmë për presidentin dhe që vendit me i dhënë president”, tha Hamza.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt

14.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026

6.3 miliardë importe për 10 muaj – nga Kina te Gjermania, ja çfarë po importon më së shumti Kosova

14.11.2026