MAQEDONIA

Taravari: Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë

Kosova.Today ·

Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë Taravari ashpërson tonet ndaj kryeministrit Hristijan Mickovski, duke e akuzuar se po ndjek një politikë që prek të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, ndërsa VLEN-i, sipas tij, hesht. Maqedonia...

Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë
Taravari ashpërson tonet ndaj kryeministrit Hristijan Mickovski, duke e akuzuar se po ndjek një politikë që prek të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, ndërsa VLEN-i, sipas tij, hesht.
Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më parë këtë skenar: kryeministra që, të dehur nga pushteti, kanë menduar se mënyra më e lehtë për të treguar forcë është të godasin shqiptarët.
Sot, Mickoski po ecën në të njëjtën rrugë.
Goditje ndaj gjuhës shqipe. Relativizim i Badenterit. Dobësim i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Dhe përballë gjithë kësaj, VLEN-i hesht.
Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm.
Edhe Mickoski duhet ta kuptojë se shqiptarët nuk janë territori ku një kryeministër provon fuqinë e tij.
Mund ta kesh shumicën.
Mund ta kesh VLEN-in pranë vetes.
Por asnjë pushtet nuk është i përjetshëm.
Historia ka një zakon me “Napoleonët”: rënia fillon pikërisht kur mendojnë se nuk mund të bien.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E rrahu deri në humbje të vetëdijes dhe e la në rrugë, 31-vjeçari nga Ohri shpëton nga paraburgimi

16.11.2026

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë

14.11.2026