SHQIPERIA

Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës! Përplasje edhe me gazetarët

Kosova.Today ·

Situata te Kryesia e Kuvendit dhe para Kryeministrisë ka agravuar në përplasje të dhunshme, pasi protestuesit kanë hedhur sërish gurë dhe kapsolla në drejtim të forcave të rendit. Për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë duke përdorur...

Situata te Kryesia e Kuvendit dhe para Kryeministrisë ka agravuar në përplasje të dhunshme, pasi protestuesit kanë hedhur sërish gurë dhe kapsolla në drejtim të forcave të rendit.

Për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës. Edhe pse protestuesit janë shpërndarë përkohësisht pas ndërhyrjes, një pjesë e tyre janë rikthyer më pas në zonë, duke vazhduar hedhjen e gurëve dhe mjeteve piroteknike drejt efektivëve. Disa persona janë shoqëruar por ende nuk dihet një numër i saktë.

Tensione janë shënuar gjithashtu mes gazetarëve dhe forcave të policisë. Mediat janë kërkuar të spostohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa gazetarët kanë kërkuar shpjegime për këtë urdhër, pa mundur të marrin një përgjigje zyrtare nga autoritetet.

Zona vijon të mbetet nën një tension të lartë dhe me prani të shtuar të forcave të sigurisë.

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit

The post Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës! Përplasje edhe me gazetarët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Sistemi zgjedhor nuk i përshtatet Shqipërisë!” Kume: Duhet një model më demokratik!

14.11.2026

Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë

13.11.2026

Rama për protestat: Kanë hedhur gurë e molotovë, tani është koha që të flasim ne me qytetarët në çdo lagje e fshat

14.11.2026

Rama për deklaratat e Veliajt: Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara me ministrin Gogu

14.11.2026