SHQIPERIA

Tentoi të largohej nga Shqipëria pas plagosjes së 22-vjeçarit dhe vjedhjes së makinës, ndalohet 47-vjeçari në Rinasi

Kosova.Today ·

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Sipas Policisë, bëhet fjalë për Klodian...

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për Klodian Ndojn, banues në fshatin Sanxhak, i cili u lokalizua dhe u ndalua falë bashkëpunimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin korrik, në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, 47-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 22-vjeçarin me inicialet V. P., dhe më pas i ka vjedhur automjetin.

Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Pas ndalimit në Rinas, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të largohej nga Shqipëria pas plagosjes së 22-vjeçarit dhe vjedhjes së makinës, ndalohet 47-vjeçari në Rinasi appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama: Drejtësia godet edhe brenda pushtetit, kjo është prova e pavarësisë së saj

14.11.2026

Jep dorëheqjen Afrim Qendro nga kreu i IKMT

13.11.2026

Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë

14.11.2026

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”

13.11.2026