MAQEDONIA

Tërmet në Maqedoni

Kosova.Today ·

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 05:40, në zonën epiqendrore Ohër–Strugë, rreth 135 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Lëkundjet janë ndier në pjesët jugperëndimore të Maqedonisë...

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 05:40, në zonën epiqendrore Ohër–Strugë, rreth 135 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Lëkundjet janë ndier në pjesët jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në Ohër dhe rrethinë, ku intensiteti ka arritur në IV shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Lajmi është bërë i ditur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

Tërmeti, i regjistruar në orët e para të mëngjesit, ka zgjuar banorët e Ohrit dhe Strugës, ndërsa deri tani nuk raportohet për pasoja materiale.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026

Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)

14.11.2026

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026