MAQEDONIA

Tërmeti me fuqi 2.5 shkallë shkund Maqedoninë e Veriut

Kosova.Today ·

Tërmet me fuqi prej 2.5 shkallësh të Rihterit është regjistruar gjatë natës në pjesën juglindore të Maqedonisë, tregojnë të dhënat e publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Sipas informacioneve të para, tërmeti është...

Tërmet me fuqi prej 2.5 shkallësh të Rihterit është regjistruar gjatë natës në pjesën juglindore të Maqedonisë, tregojnë të dhënat e publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Sipas informacioneve të para, tërmeti është regjistruar në orën 00:29 më 1 tetor, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Nga harta e ngjarjes sizmike shihet se zona e epiqendrës ndodhet në rajonin më të gjerë mes Radovishtit dhe Strumicës.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë relativisht të ulët. Deri më tani nuk ka informacione shtesë zyrtare për dridhje eventuale të ndjera nga popullata apo për dëme materiale të shkaktuara.

Të dhënat për lokacionin, thellësinë dhe magnitudën janë fillestare dhe mund të rishikohen më tej nga shërbimet sizmologjike.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026